Protestat e dh*nshme në Francë, sulmohet gjatë natës shtëpia e kryetarit të bashkisë. Plagoset gruaja dhe një nga fëmijët

Shtëpia e kryetarit të L’Haÿ-les-Roses në periferi të Parisit u sulmua gjatë orëve të natës nga një automjet me protestues.

Sulmi ndodhi në orën 01:30, gjatë kohës kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.

Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë gjatë kohës kur protestuesit u përplasën me portat dhe i vunë flakën makinës.

Ata tentuan të arratiseshin, por u goditën nga fishekzjarret. Për pasojë gruaja dhe njëri nga fëmijët mbetën të plagosur.

Kryebashkiaku Jeanbrun e cilësoi këtë një tentativë vrasje të disa frikacakëve.