‘Tapë’ në timon dhe me kokainë në xhep, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari në Fier

Një 31-vjeçar është arrestuar nga narkotikët e Fierit dhe Forcat ‘Shqiponja’, pasi në automjetin e tij i është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine, si edhe gjatë testit të alkoolit ka rezultuar pozitiv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Plyk, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, raporton policia.