Shihni se si shqiptarët grabisin shqiptarin në Mykonos (Video)

Del videoja e grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka, i cili prej vitesh është zhvendosur në Mykonos aty ku zhvillon biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Në nëntor të vitit të kaluar ai ra pre e një grabitje me armë e leva nga 5 persona të maskuar.

Ka qenë pikërisht biznesmeni Tonin Preka që i pa në një qendër tregtare dhe njoftoi policinë pavarësisht se ata edhe në këtë rast e kërcënuan me armë.

Në pamje duket momenti kur 41-vjeçari përleshet me agresorët madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori i armës. Grabitja ka ndodhur në zyrën e sipërmarrësit, e cila ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij ku ka pasur fëmijët dhe bashkëshorten. Grabitësit, të cilët më vonë u identifikuan që ishin shqiptarë dhe ish-punonjës së biznesmenit kishin ruajtur në ditën ku ai do të paguante punëtorët dhe i grabitën çantën me 40 mijë euro.

Të gjithë anëtarët e bandës jetonin në një kamper në ishullin grek të Mykonisit, ndërsa në darkë kryenin grabtije tek vendasit dhe tek turistët.