U përfol se do të moderonte me opinionisten e ‘BBV’, Eni Shehu zbulon pse Zhaklina hoqi dorë

Eni Shehu i ftuar në “Hëna apo Diell”, ditën e sotme ka zbuluar edhe më shumë mbi emisionin e drejtuar prej tij këtë sezon.

Ai sqaroi se pse Zhaklin Lekatari, nuk u bë pjesë e emisionit, për ta moderuar.

Nevina Shtylla: U përfol se ti do të moderoje me Zhaklin Lekatarin në krah, çfarë ndodhi?

Eni Shehu: Ndodhi ajo që të gjithë e dinë besoj, Zhaklina u përqendrua te Instagrami i vetë, çështjet e saj sociale, aktivizmi.

Nevina Shtylla: Ishte emri i Lei Krajas, i propozuar nga ti?

Eni Shehu: Po, patjetër, e kam zgjedhur, siç do zgjidhja veten time për këtë program.