Shpërthim në Mitrovicë të Veriut

Në orët e para të së hënës ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës në Kosovë.

Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

“Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë një zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. /klankosova