Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Java filloi me mot të nxehtë dhe me diell, ndërsa temperaturat po shënojnë rritje. Vranësirat janë të pakta dhe sporadike gjatë kësaj fillim-jave. Në tërë rajonin parashihet që fillimi i javës të jetë stabil dhe kryesisht me diell.

E Marta sjellë rritje të mëtutjeshme të temperaturave, por nuk pritet nxehtësi ekstreme. Pasditen e së martës nuk do të mungojnë zhvillimet konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë e që do të jenë të përqëndruara kryesisht në zonat kodrinore-malore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Rrebeshe intensive mund të ketë në disa zona kufitare të Kosovës me Malin e Zi dhe Serbinë afër Malit të Zi.

E mërkura na sjellë destabilizim më të fortë të atmosferës. Rrebeshe intensive dhe stuhi të izoluara priten në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ku prapë mund të ketë vërshime të shpejta. Rrebeshe lokale parashihen edhe në Shqipërinë kontinentale, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Në kohën e rrebesheve dhe stuhive eventuale temperaturat shënojnë ulje kalimtare.

Bregdeti gjatë tërë javës me mot kryesisht stabil dhe me diell. Ka gjasa për ndonjë rrebesh afatshkurtër lokal në mesjavë, por mbetet mot stabil në bregdet.

Nga e enjta deri të shtunën pasditeve do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e shtuna parashihet të kemi përmirësim të motit dhe depërtimin e një anticikloni që më në fund mund të na siguroi disa ditë stabile dhe pa rrebeshe shiu në të gjithë rajonin. Temperaturat në bregdet tipike verore, ndërsa në kontinent pak më freskët në kohën e rrebesheve dhe fronteve nga veriu.

Në fundjavë ngjashëm. Fillimisht fronti ulë pak temperaturat, ndërsa me stabilizimin anticiklonik do të ketë rritje graduale por të ndjeshme të temperaturave.