“Një javë më parë kalova para 3 restoranteve”/ Bill Clinton tregon takimin me shqiptarët në SHBA: E dinin më mirë…

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbajtur fjalimin e tij historik para qytetarëve në Tiranë ditën e sotme, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Clinton u shpreh se kishte mbetur pa fjalë pas ceremonisë, ndërsa u shpreh falënderues dhe se do e ruante këtë moment gjithë jetën “si një thesar”.

Ish-Presidenti deklaroi se gjithmonë ka dashur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa zbuloi se pyeste bashkëshorten e tij Hillary, e cila ka vizituar vendin më parë.

Clinton shtoi se edhe pse nuk luan asnjë rol politik zyrtar në SHBA, ai mund të shprehej se vendi i tij është i angazhuar për lirinë dhe integritetin e Shqipërisë.

“Faleminderit jam pa fjalë. Po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thoja asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Dua t’ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time. Ka më shumë se dhjetë vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja se si po ndihej si po shkon dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tonë apolitike, dallimet filozofike e kundërshtive fetare ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën integritetin e të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha në lidhje e Kosovën. Unë dhe Hilary jetojmë 30 milje nga New York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Është për të qeshur se një javë më parë kalova afër tre restoranteve shqiptare atje dhe njerëzit filluan të më tregonin për agjendën time këtu e dinin më mirë ata se unë. Dua t’i them faleminderit kryeministrit për fjalët e tij lidhur me politikën time. Për mua është i rrënjosu shumë lidhja e politikës. Jam shumë mirënjohës që dhëndri im është këtu dhe para se të vinim fola me tre nipërit e mi në celular. ”, u shpreh Clinton.