Atentati ndaj dajë e nip në Krujë, kush janë viktima dhe i plagosuri! Ja si është gjendja e 18-vjeçarit

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

46-vjeçari s‘ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nipi i tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë uniformat blu rreth orës 00:40, kanë gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”, në lapidar në Tapizë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2023, rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18jeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.