Atentati në Krujë, ky është 29-vjeçari që mbeti i vrarë

Personi që shfaqet në foto është Ramazan Sino 29 vjeç, viktima e atentatit mafioz në Larushk të Fushë-Krujës.

Sino është kunati i Gentian Bejtjas, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestër e vrasësve.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës, ku u qëllua me armë në drejtim të pjestarëve të familjes së 42-vjeçarit Gentian Bejtja.

Për pasojë i plagosur mbeti i biri i Bejtjas 18-vjeçar Alvi Bejtja.

Pas atentatit, autorët u larguan me një makinë Volkswagen Golf 5 pa targa të vjedhur në Tiranë.

Mjeti u gjet i djegur në zonën e lapidarit në Tapizë. Brenda makinës policia gjeti 3 kallashnikovë.