A e dinte që donin ta vrisnin? Gentjan Bejtja zbriti nga makina pa vajtur në shtëpi, ja si i shpëtoi atentatit të tretë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me 1 viktimë dhe 2 të plagosur mbrëmjen e të hënës në Krujë.

Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se autorët kanë lënë makinën pak metra larg banesës, kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar dy herë.

Një herë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjeten dhe 4 gëzhojat. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja.

Po i njëjti burim bën me dije se familjarët theksojnë se 29-vjeçari Ramazan Sinoka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit, por nuk e kanë specifikuar se me kë është.

Një tjetër detaj interesant është fakti që Gentjan Bejtja ka qenë në shtëpi një natë me parë. Po ashtu ka dyshime se autorët kane pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas.

Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Gentian Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi.

Ky i fundit kishte ikur në Holandë prej më shumë se një viti, por autoritetet nuk kanë një informacion që ka kërkuar azil politik atje. Hetuesit janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Po ashtu dyshimet janë se Bejtja, shënjestra e atentatit, ka kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi por që i është refuzuar.