I pa të iknin, çfarë deklaroi për vrasësit dëshmitari i vetëm i atentatit në Krujë

Grupi hetimor që është angazhuar në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e Gentian Bejtjes, ka administruar dëshminë e një të afërmi të objektivit.

Dëshmitari është banor në të njëjtën lagje me Bejtjen. Ai ka rrëfyer për hetuesit se pas krismave,

ka parë nga dritarja tre persona që po largoheshin dhe momentin kur ata kanë qëlluar edhe njëherë, rreth 20-25 metër larg vendit të ngjarjes, ku edhe janë gjetur 4 gëzhoja.

Për shkak të ndriçimit të kufizuar dëshmitari nuk ka mundur të identifikojë, apo fiksojë shenja dalluese tek autorët.

Sipas burimeve, janë administruar edhe pamjet e një kamere sigurie në banesën e Gentian Bejtjes.

Për shkak të këndit të shikimit, në pamjet filmike është fiksuar vetëm lëvizja e njërit prej tre autorëve, por pa mundësi identifikimi.

Sakaq, nga breshëritë e armëve në drejtim të banesës që ndodhet në fshatin Larushk ka humbur jetën kunati i Gentjanit, Ramazan Sino, 29 vjeç,

si dhe janë plagosur dy fëmijët e Bejtjes, përkatësisht 13 dhe 8 vjeç.