Gazetari plas skandalin: Bill Clinton ka marrë 1 milion dollarë për ardhjen në Tiranë, kush është donatori që e pagoi vizitën e tij…

Gazetari Robert Papa ka zbuluar prapaskena të forta nga vizita në Tiranë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Sipas tij ish-presidenti amerikan nuk lëviz pa 1 milion dollarë dhe një fjalim i tij shkon te 150 mijë dollarë.

Clinton nuk lëviz pa 1 milion dollarë, një fjalim shkon te 150 mijë dollarë. Në mesazhet që dha më vjen keq që Rama nuk ka kuptuar se Presidentët amerikanë janë thjesht figurantë. Clinton në jetën e vetë nuk ka shkruar asnjë fjalim. Për Kosovën është hero, ne shqiptarëve në Shqipëri duhet të na kërkojë falje për 1997 në emër të administratës.

Kush ka qenë shkruesi i Clinton? Duhet të ketë qenë nga njerëzit e Soros. Nuk është shumë aktiv në politikën amerikane aktuale. Që të përdorësh një ish-President që njihet për arritjet ekonomike dhe të sulmosh Albin Kurtin përmes një figure si Clinton është e ulët, Rama e përdori vetëm për interesat e tij politike. Rama ka probleme me drejtësinë amerikane.

Ftesa ndaj Clinton tregon frikën e Ramës nga drejtësia amerikane. Me disa nga batutat ndaj ambasadores amerikane Kim, tregon që është anti-amerikan. Procesi i Berlinit nuk ka dallim nga Ballkani i Hapur, të dyja janë nul nëse nuk merr pjesë Kosova. Nisma është iniciuar nga Soros, Rama kërkon aleanca të reja dhe nuk i ka pozitat siç i ka pasur më parë. Rama mendon se Clinton do ta shpëtojë nga problemet”, u shpreh Papa i ftuar në një studio televizive.

Papa tha se Bill Clinton nuk është i thellë në politikë, pasi nuk është në politikë aktive dhe se kur flitet për politikën e madhe, duhet të shohësh mos i bie ndesh politikës së shtetit.

“Nuk ishte vizitë zyrtare, ishte private. Mu duk non sens që Kryeministri dekoronte dhe Presidenti nuk ishte në takim. Mos të marrësh Meksin, Berishën, Starovën, Tritan Shehun, kur këta janë takuar personalisht me të…”, tha Papa ndër të tjera.