“Non grata” Edi Rama, apo Albin Kurti? Të gjithë liderët e Evropës në zyrën e kryeministrit kosovar, në rezidencën e liderit shqiptar vetëm pensionisti Bill Clinton

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbështeti pak ditë më parë lajmin e pakonfirmuar se lideri kosovar Albin Kurti do futet në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të konfliktit në Veri. Gjithashtu mediat e blera nga Rama përveçse raportuan qëndrimin e tij për Kurtin filluan që të pasqyronin dhe zëra të tjerë që mbështesnin këtë tezë.

Menjëherë pas reagimit të papritur të liderit shqiptar, nga SHBA erdhi një kthesë e madhe. “Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Pra, në të ardhmen duam të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë”.

Këto ishin fjalët e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, të cilat rrëzuan fake newsin e Ramës për shpalljen “non grata” të Albin Kurtit. Kryeministri kosovar jo vetëm që nuk u fut në listën e zezë, por që nga deklarata e Ramës, zyrtarët më të lartë Bashkimit Evropian, por edhe nga SHBA zbarkuan në zyrën e tij. Duke nisur nga Borrell, Lajçak, Escobar, kryeministra të shteve të ndryshme të BE, dhe duke përmendur edhe telefonatën me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ndërkombëtarët ishin të gjithë në radhë për tek zyra e Albin Kurtit.

Nga ana tjetër, marrëdhëniet midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe SHBA janë gati prej dy vitesh në nivelin më të ulët që mund të ketë pasur ndonjëherë një kryeministër në raport me të vetmin aleat strategjik në 30 vitet e fundit. Rama gjatë gjithë kësaj periudhe vizitën më të suksesshme ka pasur dekorimin nga një fondacion i një aktoreje në SHBA për mikpritjen afgane dhe që prej vitit 2021 nuk ka takuar as portierin e DASH.

Për herë të parë, pas kaq shumë kohësh Rama shiti takimin me pensionistin Bill Clinton si diçka e një rëndësie të madhe. Ai kërkoi të çante “bllokadën amerikane”, por pavarësisht takimit dhe futjen në lojë të tij, duhet theksuar fakti se ish-presidenti i SHBA nuk ka asnjë rol në strukturat amerikane dhe prej vitesh nuk është aktiv as në politikë. Sot Rama është më i izoluar se kurrë. Edhe takimin me Escobar që zhvilloi në Tiranë vetëm 20 minuta para datës 14 prill, kur nisi zyrtarisht fushata zgjedhore ishte shumë i zymtë për Ramën. Zyrtari i lartë i DASH i vari “mandatën” tek dera dhe i la mesazhe të hidhura që do të zbulohen shumë shpejt.

Përtej shfaqjeve dhe trumbetimit të takimeve të Ramës, i cili është një mjeshtër që i intereson që t’i promovojë ato fuqishëm përmes armatës mediatike të tij në prapaskenë, bie në sy fakti se kryeministri i vendit ka zhvilluar vetëm takime me politikanët të dorës së dytë, ndërkohë që takime me zyrtarë të lartë amerikanë apo evropianë të merr malli t’i kujtosh dhe shikosh, pasi ato numërohen me gishtat e njërës dorë. Pra sipas jush, në këtë situatë kush është shpallur “non grata” nga SHBA, Albin Kurti, apo Edi Rama?