Zbulojeni një herë e mirë, ja si ta dalloni se shalqiri që po blini është i mirë

Më shumë se 90% e shalqirit është ujë, gjë që do të thotë se është një hidratues i mirë për ditët e nxehta të verës. Për më tepër, është i pasur vitaminë C, A, fibra dhe kalium.

Po flasim për një shalqi të mirë. Si ta dalloni se çfarë do të blini ose çfarë keni blerë?

Forma dhe zhurma: Një shalqi i mirë është mbi të gjitha oval.

Godisni lëkurën e frutit me gishta; nëse zhurma është e mbytur atëherë ai është i pjekur sa duhet.

Nëse zhurma është boshe atëherë është më i pjekur se sa duhet.