Kreu i Shoqatës së Transportit Publik del me paralajmërimin e frikshëm: Çmimi i biletës së urbanit mund të shkojë deri në…

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, gjatë një interviste shprehet se ekziston mundësia

që çmimi i biletës së transportit urban nga çmimi ekzistues 40 lekë, të shkojë deri në 60-70 lekë.

Ai shprehet se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit,

por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.

“Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin,

ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” – u shpreh Memaj.