“Mos më bëj ta them…”/ Plas keq në Kuvend, Berisha ‘përplaset’ ashpër me Ballën, i drejtohet me gisht dhe…

Kuvendi i Shqipërisë u shoqërua ditën e sotme me debate në lidhje me arsimin dhe vendimin e Qeverisë për studentët e mjekësisë.

Gjatë fjalës së kryedemokratit Sali Berisha kishte akuza ndaj mazhorancës.

Mirëpo, pasi përfundoi fjalën, Berisha teksa ulej në pozicionin e tij, shkëmbeu disa fjalë me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Madje, Berisha shihet teksa i drejtohet me gisht Ballës, por nuk kuptohet mirë se çfarë i thotë.

Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin për studentët e mjekësisë, Balla iu referua Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës.

Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë ish-diktatorin dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë.

“Parafolësi është një eksponent i botës së krimit, person që përfaqëson planet më mafioze të vendit. Person që në dosjen e Prokurorisë figurojnë dhjetra kilometra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues. Mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar Kuvendin. Nuk e kam vizituar kurrë se nuk më ka kërkuar kurrë ta vizitojë. Të nxirrte sekretari i parë tek qershia, por mos më bëj ta them pjesën e dytë,”-tha Berisha.