Pak kohë më parë iu mbyt vëllai me nipin, detaje nga aksidenti i makinës që ra në humnerë në Dukagjin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në njësinë Pult pranë Dukagjinit.

Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Personi i plagosur është identifikuar si Gjelosh Rushaj, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Mësohet se Gjelosh Rushaj është vëllai i Pjetër Rushaj që u mbyt bashkë me djalin Jason Rushaj më 20 nëntor 2022.

Si ndodhi ngjarja në atë kohë?

Pjetër Rushaj dhe djali i tij, Jason Rushaj, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë. Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë.