Atentati mafioz ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, shoqërohet për herë të dytë Valter Bami (Detajet)

Valter Bami është shoqëruar sërish në polici, si person i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas.

Kujtojmë se Valteri dhe Marklen Haka janë marrë edhe një herë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me vrasjen e 29-vjeçarit Ramazan Sina dhe plagosjen e dy fëmijëve të Gentian Bejtjas në atentatin e ndohur në Larushk.

Haka dhe Bami kanë mohuar që të kënë lidhje me ngjarjen, madje ata ju kanë vënë në dispozicion hetuesive edhe pamjet filmike të banesave të tyre. Në dëshminë e tyre, ata kanë mohuar që të kenë konflikte me Gentian Bejtjan.

Gentian Bejtja është një personazh shumë i njohur për policinë. Emri i tij është lakuar në disa ngjarje të ndryshme kriminale.

Ai nuk është gjetur ende dhe hetuesit kanë dyshime se fshihet në Lezhë në mënyrë që të merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për të zbuklar autorët e ngjarjes.

Ndërkohë në spitalin e Traumës janë duke marrë trajtim mjeksor dy fëmijët e mitur të Bejtjas, 10 dhe 13 vjeç. Nga atentati humbi jetën Ramazan Sino kunati i Bejtjas.