Tmerr në familje. Burri ther gruan me thikë, më pas i jep fund vetes!

Krim i rëndë në një familje në Itali. Burri ther gruan, më pas var veten.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Fontanelle, një periferi e Agrigento.

Gruaja 45-vjeçare është gjetur e prerë në fyt, ndërsa burri, një 47-vjeçar është vetëvarur. Po vijojnë hetimet për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

Burri, sipas policisë, duket se prej disa muajsh vuante nga depresioni i rëndë: kishte dhënë dorëheqjen nga puna dhe ishte në mjekim.

Gruaja e tij, me punën e saj në një dyqan, mundi të përballonte shpenzimet e familjes. Por situata ishte shumë e ndërlikuar.

Djali i çiftit ka lajmëruar policinë i alarmuar pasi asnjëri prind nuk po përgjigjej në telefon. I riu shkoi në shtëpi për të kontrolluar duke bërë zbulimin dramatik.