Dielli dhe temperaturat ekstreme përfshijnë Shqipërinë, ja çfarë pritet të ndodh sot

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin.

Por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë zonën malore duke rrezikuar reshje të izoluar shiu në ekstremin verilindor.

Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Edhe gjatë ditës së premte; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar.

Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërish motin e kthjellët në të gjithë Kosovën.