A do sigurojë shteti punësim për gjithë mjekët e rinj? Studenti: Ja çfarë u premtua

Studenti i mjekësisë Granit Krrashi ishte këtë të premte i ftuar në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth vendimit të qeverisë të bërë publik ditën e djeshme nga kryeministri Rama.

I pyetur nëse do të sigurohet një vend pune për të gjithë studentët e mjekësisë, studenti shpjegoi, se mendohet se ka mjaftueshëm vakanca, por marrëveshja parashikon se në rast se ti nuk punësohesh brenda një viti pas përfundimit të studimeve atëherë të quhen të shlyera 5 vitet e parashikuara të punësimit.

“Ideja është që ka vakanca. Supozohet se përfitimi jonë është një vend i sigurt pune. E vërteta është se edhe nëse ne nuk e firmosim këtë kontratë, në kushtet e tregut të punës që ka mjekësia sot, një vend pune si në sistemin publik ashtu edhe në sistemin privat është i siguruar.

Në këtë aspekt ne nuk fitojmë diçka. Po e firmosëm kontratën pretendohet se nëse nuk gjejmë brenda një vite punë, atëherë ne e kemi të shlyer 5-vitet e parashikuara, pra mund të rrezikojmë të rrimë një vit pa punë”,-tha studenti.