Vrasja e Florian Selimit, dënohet me nga 19 vjet burg 2 autorët

Me 38 vite burg në total janë dënuar dy autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 Gusht 2019.

Kiri Mernica është dënuar me 19 vite burg për vrasjenë bashkëpunim. Edhe Sadri Selaci është dënuar gjithashtu me 19 vite burgim për të njëjtën vepër penale.

Vendimi u mor më 6 Korrik nga Gjykata e Fierit me trupë gjykuese Alfred Konomin kryesues dhe anëtaret Olkeda Lice dhe Sonila Hoxha.

Florian Selimi u gjet i vrarë në fshatin Sulaj të Fierit në 11 Gusht të vitit 2019. Ai ishte goditur me thikë dhe trupi i tij ishte hedhur në një kanal.

Nëna e të ndjerit, Dukate Selimi, kishte denoncuar më herët në emisionin Uniko faktin se si po tentohej të manipulohej vrasja e djalit të saj dhe fajtorë të liroheshin nga akuzat. Mirëpo pas denoncimit në emision, hetimet morën një rrjedhë tjetër.

/tvklan.al