Ky është Valter Bami, i dyshuar për atentatin mafioz në Krujë(Foto)

Ky është Valter Bami, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Valter Bami dyshohet te jetë i përfshirë në atentatin mafioz që iu bë Gentian Bejtjas në Larushjë të Krujës.

Nga atentati mbeti i vrarë kunati i Bejtjas, Ramzan Sino 29 vjeç dhe të plagosur dy djemtë e Gentianit, 10 dhe 13 vjeç.

Sakaq Bami ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas.

Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës, Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes.

Valter Bami u ndalua dje nga policia dhe u shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Sipas policisë, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit,

janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri./albeu.com/