Ja si grupi Rraja masakroi me shkopinj gome e bejsbolli pa pushim dy persona pas sherrit për guroren në Krujë

Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy persona. Sulmi ndaj tyre vijon pa ndalim. Me shkopinj gome, grushta e shkelma. Madje në një moment nuk ndalen as kur njëri bie pa ndjenja në hyrje të lokalit.

Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut.

Mësohet se dy personat që dhunohen janë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër).

Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit Përparim Rraja i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për zhvillimin e aktivitetit dhe sipas dy të dëmtuarit Bilbil dhe Jashar Majës janë ankuar se shpërthimet në gurore kanë krijuar shqetësime në banesat e tyre.

Pas konfliktit, dy vëllezërit janë shtruar në spital, ndërsa Rrajat janë në shoqëruar.lajmi ne perditesim.