Për pak ditë vjen në Tiranë, Ricky Martin ndahet nga burri

Ftesa për një koncert në Tiranë nga Erion Veliaj duket se i sjellë ters yllit të muzikës, Ricky Martin. Ky i fundit ka njoftuar se do të ndahet me partnerin e tij, Jwan Yosef, pas gjashtë vitesh martesë. Lajmin e kanë njoftuar së bashku në një intervistë për “People”.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme.

Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqe dhe miqësi për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin”, u shpreh çifti.

Martin dhe Yosef kanë vajzën Lucia, e lindur në 2018 dhe djalin Renn, i lindur në 2019. Ricky Martin ka gjithashtu djem binjakë Matteo dhe Valentino, të lindur në 2008. Fëmijët e tyre janë të lindura nga nëna bartëse.

Partneri i Martin është një piktor, që ka fituar disa çmime në karrierën e tij. Kujtojmë që Ricky Martin do të vijë në vendin tonë për një koncert më 20 korrik, pas 13 ditësh, që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

Shpresojmë që artisti nga Porto Riko ta ketë kaluar dramën e ndarjes dhe të dhurojë një performancë elektrizuese në sheshin kryesor të kryeqytetit. Biletat për këtë koncert variojnë nga 50 deri në 350 euro.