“Çmendet” 70-vjeçari, qëllon me armë tre të mitur, dyshohet se…

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Olympiada të komunës Aristoteli, në Halkidiki, kur një i moshuar ka qëlluar me armë gjahu dhe ka plagosur tre të mitur.

Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur nga një episod verbal që 70-vjeçari ka pasur me tre adoleshentët 17 dhe 15 vjeç dhe më pas ka tërhequr këmbëzën dhe ka qëlluar në drejtim të tre të rinjve.
Tre të miturit kanë mbetur të plagosur lehtë nga të shtënat që kanë marrë dhe janë transportuar me ambulancën e EKAV në spitalin AHEPA dhe Papageorgiou.

Dy të rinjtë kanë pësuar vetëm gërvishtje dhe kanë dalë nga spitali, ndërsa i treti është shtruar për arsye parandaluese në klinikën e kirurgjisë pediatrike të Papageorgiou.

Efektivët e policisë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë vënë në pranga të moshuarin , ndërsa siç rezultoi nga hetimet e mëtejshme, ai nuk dispononte patentën e kërkuar për armën e gjahut që kishte në posedim dhe iu sekuestrua.

Sipas informacioneve, 70-vjeçari dyshohet se po përballet me probleme psikologjike.