Në gjendje të dehur, i moshuari merr thikën dhe tenton vetëvrasjen në Devoll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Devoll, ku një person ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Shtetasi 61-vjeçar me inicialet Sh.F, ka tentuar të vetëvritet me thikë në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit në Bilisht, Devoll. Ai është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët kanë konstatuar se 61-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Autoritetet po hetojnë rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

DVP Korçë

Mëngjesin e sotëm, në Bilisht, Devoll, në banesën e tij, në gjendje të dehur, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi Sh. F., 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.