Dhuna brutale e fistit të deputetit Rraja, Albana Vokshi në Panorama TV: Bandë e mbrojtur nga kryeministri. Policia është e politizuar

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Krujë ku familjarët e deputetit socialist Rrahman Rraja dhunuan dy persona të cilët ishin ankuar për shpërthimet në gurore.

Vokshi u shpreh në një intervistë në Panorama TV se fisi Rraja janë një bandë e mbrojtur nga kryeministri Rama.

“Kryeministri Rama i mblodhi krerët e policisë duke i dhënë edhe porisitë e fundit para fushatës zgjedhore dhe bëri ndryshimet e emnërimeve në shumë komisariate për të pasur kontroll të plotë mbi policinë. Policia është e politizuar. Është emergjente që të kemi një polici të depolitizuar, por kjo do vullnet politik.

Është Edi Rama ai që i ka mbrojtur dhe për sa kohë nuk ka reaguar deri më sot, do vazhdojë yta mbrojë deputetin e tij që ka bërë një punë të mirë për t’i sjellë vota. Është një bandë e mbrojtur nga kryeministri”, deklaroi Vokshi.