U vra nga malezezët, Edi Rama ‘lë nam’ në Mal të Zi: A keni edhe ju një Oso Kukë?

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Mal të Zi në kuadër të turit ballkanik 2-ditor. I pari i qeverisë doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e Malit të Zit, Dritan Abazoviç.

Ndër të tjera, ai u ndal te heroi shqiptar Oso Kuka, për të cilin pyeti nëse e njihte njeri. Por, kryeministri ynë me sa duket ngatërroi personazhin duke bërë një lapsus që s’mund t’i shpëtonte fokusit të politikës së jashtme.

“E njihni ju malazezët Oso Kukën? Me siguri keni edhe ju ndonje Oso Kukoviç që është futur në kullë dhe ka luftuar me gjithë perandoritë dhe në fund është vrarë heroikisht”, tha ai.

Kujtojmë që Oso Kuka u vra në shekullin e XIX. Konfliktet e shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi bënë që heroi shqiptar të hidhte një kullë në erë në ishullin Vraninë duke vrarë veten dhe shumë ushtarë malazezë. Në dekadat në vijim, ai u bë një figurë përfaqësuesese për pavarsinë shqiptare.