“Bjeri i q**sha robt, k*rvës…”/ Djali i deputetit socialist me shkop gome kurse vëllai i deputetit me pistoletë (DETAJE)

Video e rëndë që është shpërndarë ditë e sotme në media ku dhunohet një person nga një grup “të fortish” në Borizanë, është bërë virale në rrjet.

Nga sa identifikohen nga pamjet burri me bluzë të zezë dhe me shkop bejsbolli në dorë dhe qëllon Bilalin Majën që ka rënë pa ndjenja në verandën e lokalit është djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja

Ndërsa personi i veshur me të bardha që në njërë dorë ka pistoletën dhe me tjetrë qëllon me grusht në fytyrë Bilal është Flamur Rraja. Mes dhunuesve është dhe një burrë i veshur me bluzë të zezë, i identifikuar si Xhelali, vëllai tjetër i deputetit Rrahman Rraja.

Policia bëri të ditur dje se në Komisariatin e Krujës kishte shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, (vëllain e deputetit) dhe Përparim Rraja (kushëririn e deputetit) që kishte licencën e gurores, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.