Ylli televiziv shfaqet krejtësisht e transformuar pas operacioneve plastike që i kushtuan 1 MLN dollarë

Ylli televiziv, Jessica Alves, është shfaqur sërish në ekran pas transformimit që ka bërë me ndërhyrjet e kirurgjisë plastike. Ajo është shfaqur plotësisht e transformuar j teksa doli për darkë në Arc Le Salon në Mayfair, Londër. 39-vjecarja kishte veshur një fustan të ngjitur pas trupit, ku format e saj dukeshin mjaftë mirë dhe lëkura i shkëlqente.

Ajo tërhoqi vëmendjen me ndryshimet e saj drastike, pasi prej disa kohësh ishte zhdukur nga ekrani.

Ky ndryshim vjen pasi Jessica u shtrua në spital sepse operacionet e mëparshme plastike pësuan reaksion nga pickimi blete.

“Isha duke bërë banja dielli në Ocean Club në Ibiza kur u pickova dy herë në një faqe nga një bletë. U formua një gungë e madhe e përflakur dhe kështu shkova në spital. Pas disa ditësh, gunga u kthye dhe shpërtheu, duke krijuar një vrimë të madhe në fund dhe duke ekspozuar implantet e mia. Kam kaluar dy ditë në spital në Las Vegas ku kam pasur antibiotikë intravenozë. Mjekët atje donin të më hiqnin implantin e këmbës, sepse ai u infektua”, është shprehur ajo, ndërsa ka treguar se ndërhyrjet plastike i kanë kushtuar 1 milionë dollarë.