Dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, publikohet videoja e arrestimit të 4 anëtarëve të familjes Rraja

Dy ditë pas dhunës barbare të ushtruar ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bibil Maja, policia ka arrestuar 6 anëtarë të familjes Rraja.

Në kërkim janë shpallur shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç, ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë publike pamje nga momenti i shoqërimit në komisariat të katër persona që ishin të përfshirë në ngjarjen e rëndë.