Shkëmbi gjigant bie nga mali dhe merr para 3 makina, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur (Video)

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një shkëmb gjigant u rrëzua dhe përplas me tre makina në autostradën kombëtare Kohima-Dimapur.

Ngjarja ndodhi për shkak të rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur.

Tragjedia ndodhi në lagjen Chumoukedima të Nagaland të martën, rreth orës 17:00. Në një video të postuar nga agjencia e lajmeve ANI, shihet momenti kur një shkëm gjigant bie dhe godet dy makina njëra pas tjetrës.

Pas aksidentit, makinat janë shkatërruar totalisht duke u kthyer në një grumbull metali.

Më pas një gur tjetër shihet duke u rrokullisur dhe duke goditur një makinë të tretë e cila përmbyset dhe godet një kamion pranë saj.