Kamionçina përfundoi në humnerë para pak ditësh/ Ndërron jetë te Trauma shoferi Gjelosh Gjok Rushaj

Pak ditë më parë, shtetasi Gjelosh Gjok Rushaj, ishte duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit. Mjeti i tij doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.

Pas ngjarjes drejtuesi i kamionçinës u dërgua në spital në Tiranë, por për shkak të plagëve të marra, fatkeqësisht Rushaj ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë. I ndjeri, Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin, përkatësisht Pjeter dhe Jason Rushaj, të cilët në nëntor të vitit të kaluar, u mbytën në një lumë në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.