Dhuna barbare në Fushë- Krujë/ Gazetari i njohur plas deklaratën e fortë: Policia fshehu ngjarjen e gurores, reagoi vetëm pas…

Policia ka bllokuar guroren në fshatin Borizanë të Krujës pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të 2 anëtarëve të fisit Maja nga fisi Rraja.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë në këtë subjekt deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij. Po ashtu u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin GoodMorning Albanians se fillimisht ngjarja u raportua nga policia si një konflikt i rëndomtë dhe vetëm pas daljes së videos që tregonte dhunën barbare ndaj anëtarëve të fisit Maja nisën lëvizjet.