Shqipëria, destinacion për turizëm se*sual, rritet rreziku i SST

Që në fillim të këtij viti vendit tonë i është bërë promocion për truizmin edhe nga mediat e huaja. Por, përveç turistëve që kërkojnë të vizitojnë vendin tonë për pushime, shumë prej të rinjve e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion për turizëm seksual.

Sigurisht që ky trend i ri ka dhe pasoja! Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen jo vetëm nga turistë të huaj që vijnë në Shqipëri, por edhe nga djem e vajza shqiptare që udhëtojnë në vende të ndryshme vetëm për seks e nuk kanë informacion mjaftueshëm në lidhje me SST-të.

Sifilzi, një sëmundje infektive që ishte zhdukur është rikthyer në vendin tonë me një trend në rritje.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik nuk ka marrë asnjë masë për këtë, ku minimumi duhet të kryej kontrolle në çdo pikë kufitare.