Urdhri i SPAK për Ahmetajn, Klodiana Lala zbulon detaje nga dosja: Çështja ka sekrete, ja çfarë pritet të ndodhë nesër…

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar urdhrin e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për akuzat që rëndojnë ndaj tij për aferën e inceneratorëve.

Duke cituar avokatin e Ahmetajt, Henrik Ligori, Lala zbuloi se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në territorin shqiptar dhe ditën e nesërme do do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve

Ajo shtoi se ndër akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Financave, ajo më e rënda është pastrimi i parave, për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 14 vite burg

“Ahmetaj ka të drejtë të kërkojë sqarime ose të kundërshtojë provat në këshillin e mandateve. Krahas Ahmetajt ka edhe shumë persona për të cilët SPAK pritet të kërkojë masën arrest me burg, ndaj prokurorët kanë kërkuar që seanca të bëhet me dyer të mbyllura.

Ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv. Nuk e ka më veprën shpërdorim detyre në këtë dosje. Ka akuzën për korrupsion në 6 raste, si edhe pastrimin e parave që shkon deri në 14 vite burgim nëse vërtetohet se Ahmetaj ka qenë i përfshirë. Avokati i tij, Erik Ligori ka deklaruar se Ahmetaj do jetë nesër në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve”, u shpreh ajo.