Që 5 vjeç në klasë të parë, ja cila është data e fundit e regjistrimit të fëmijëve në shkolla

Për të tretin vit radhazi prindërit vijojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasë të parë dhe të dhjetë online dhe jo me metodën e vjetër duke u paraqitur pranë zyrave të shkollave.

Data 20 korrik është data e fundit e regjistrimit të fëmijëve në shkolla, si dhe është e rëndësishme që fëmijët të regjistrohen pranë qendrës së banimit, për të shmangur mbipopullimin në klasa.

Procesi i regjistrimit është i ndarë në disa faza. Brenda 4-5 ditë pas kryerjes së procedurave online, plotësimit të dokumentacioneve vjen dhe përgjigja nga shkolla për pranimin ose jo të fëmijës në shkollën përkatëse.

Shumica e prindërve synojnë shkollat më të mira, ndaj procesi është i ndarë në disa faza.

Për të gjithë ata që kanë marrë një përgjigje negative, procedurat do të jenë njësoj si një vit më parë. Brenda muajt Gusht, do të kryet dhe faza e fundit e regjistrimit të fëmijëve.

Në rastin tjetër kur, fëmija është pranuar nga shkolla, do duhet të bëhet dorëzimi në sekretarinë e shkollës së kartelës së vaksinimit, jo më shumë se 10 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor. Në të kundërt, procedura do të konsiderohet e lënë pezull.

Ky është viti i tretë i regjistrimit të fëmijëve online, duke hequr dorë nga metoda e vjetër e paraqitjes në ambientet e shkollës.

Risia e këtij viti është fakti që përherë të parë fëmijët që i kanë mbushur 5 vjeç mund të shkojnë në klasë të parë, me kush që brenda vitit të mbushin moshën 6 vjeçare. Megjithatë kjo është në dorë të prindërve nëse duan të presin dhe një vit që fëmija i tyre të nisë shkollën.