Burri gjen gruan e vdekur në Tiranë, dyshimet e para

Një 33-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë. Gruaja është gjetur pa jetë në shtëpi nga bashkëshorti. Dyshimet paraprake, sipas policisë janë për një vdekje natyrale.

“Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.