Zbulohet vendi ku është arratisur Arben Ahmetaj? Bardhi ‘zë ngushtë’ SPAK: Ku ndodhet, mos ka ikur në…

Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.

Mbledhja u ndërpre për disa minuta, pasi opozita kërkoi që të zhvillohet më dyer të hapura.

Pas rifillimit të mbledhjes mësohet se Gazment Bardhi ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani nëse kishte dijeni se ku ndodhet Ahmetaj.

“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj ne kete moment, eshte ne Shqipëri; mos ka ikur ne Kanada? Keni informacion per kete?” mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Burime bëjnë me dije se kreu u SPAK ka thënë se nuk ka informacion se ku është Arben Ahmetaj.