E rëndë, gjenden të pajetë 2 persona në rrugë

2 vdekje të dyshimta janë regjistruar ditën e djeshme në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci vdekja e parë u zbulua në Drenas ku një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Vëllezërit Ahmeti”.

“Rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 57 vjeç”, tha ai.

Sipas tij, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit.

Ndërkohë rreth orës 17:00 është raportuar për një tjetër trup të pa jetë të një i moshuar në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyrë”, tha Borovci.