“Show për të kënaqur epshet e disa njerëzve”/ Ahmetaj në arrati, avokati jep ‘llogari”: E drejta e tij nëse vjen në Shqipëri ose jo

Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve së bashku me SPAK dhe avokatët e Arben Ahmetj, një deklaratë të shkurtër për mediat e ka patur edhe Adrian Visha në cilësinë e avokatit të ish-ministrit.

Ai është shprehur se e gjithë kjo që po bëhet është një show për të kënaqur epshet e disa personave.

Ndërkohë që ka theksuar se ka nisur përballja me drejtësinë dhe se është e drejtë e Ahmetaj nëse do apo jo të vijë në Shqipëri.

“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë p[ër t’i shkruar. Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një show për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, u shpreh ai.