LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetajt, PS merr vendimin e papritur

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin e Medias kanë rënë dakord me kërkesën e SPAK për kontroll dhe arrestim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në raportin e PS-së, bëhet me dije se ata janë dakord që SPAK të vazhdojë hetimin e Ahmetajt.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike.

Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.