“Mendoi se NATO ishte e dobët, por e pati gabim”, Biden i ‘tregon muskujt’ Putinit: Jemi më të fortë se kurrë

NATO është “më e fortë, më energjike dhe më e bashkuar” se kurrë në historinë e saj, ka deklaruar sot Joe Biden në vijim të samitit të aleancës në Lituani.

Ai u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin ka besuar se NATO do të shkatërrohej kur ai nisi pushtimin e tij në Ukrainë vitin e kaluar. “Ai mendoi se partnerët perëndimorë ishin të dobët, por ka gabuar”, theksoi Biden.

Biden vijoi duke thënë se populli i Ukrainës ka mbetur i pathyer kundrejt agresionit të paprovokuar rus. Sipas tij Putin ende dyshon në forcën e NATO-s, ndërsa shtoi se kreu i Kremlinit gabohet nëse mendon se partnerët perëndimorë do të thyhen.

Sakaq, ai u shpreh më tej se SHBA nuk mund të përparojë pa një Evropë të sigurt në krah, gjë që ai e cilësoi si të paarsyeshme.