Sherri në Kuvendin e Kosovës/ I vendosur dhe “sy pa trembur”, Albin Kurti nuk lëviz nga vendi, truprojat i heqin xhaketën dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u godit ditën e sotme në foltoren e Kuvendit nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Teksa ishte duke folur në foltoren e Kuvendit lidhur me situatën në veri të Kosovës, kryeministri u sulmua nga deputetët e opozitës.

Fillimisht ata hodhën ujë në drejtim të kreut të qeverisë dhe më pas përplasja agravoi deri në dhunë fizike.

Nga pamjet e publikuara në rrjet është kapur momenti kur Kurti refuzon që të tërhiqet në momentin e përplasjes. I vendosur dhe “sy pa trembur” Kurti qëndron aty në momentin e përplasjes, dhe është dashur ndërhyrja e truprojave të cilët e kanë tërhequr kryeministrin duke e kapur për xhaketë.