Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, shkrumbohen disa automjete, zbardhen detajet e para

Parkingu i një pallati në Unazën e Re është përfshira nga flakët. Si pasojë dyshohet se janë djegur disa automjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.