Po bën xhiron e rrjetit, gazetari i njohur publikon videon e Shkëlzen dhe Sali Berishës: Po bëjnë planin për t’u arratisur

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar një video të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij, Shkëlzenit, të cilët janë duke bërë një shëtitje.

Sipas Doçit nga ecura e tyre duket sikur po bëjnë planin e arratisjes dhe po ashtu paralajmëron edhe arrestimin e dhëndrit, Jamarbër Malltezi.

Doçi thotë se ata janë të frikësuar qëkur SPAK i ka sekuestruar kompjuterat.

“Nga e ecura duket sikur po bëjnë plan për t’u arratisur. Dhëndrin e kanë lëshuar. Me shumë gjasë pushimet e gushtit do t’i kalojë me Safetin. 19 kulla me 39 mijë euro! Që kur SPAK i ka sekuestruar kompjuterat, i është holluar zëri krejt. Del edhe jep mend për problemet e mjedisit dhe korrupsionin”, shkruan Doçi.