Gazetari i njohur plas deklaratën ‘bombë’: Jam shantazhuar nga njerëzit e Arben Ahmetajt

Gazetari Adriatik Doçi është shprehur në emisionin “Breaking” në Top NEWS se është shantazhuar.

Gazetarja: Z. Doçi jeni kërcënuar ?

“Jam shantazhuar në forma të ndryshme nga persona të lidhur me Arben Ahmetaj”, tha Doçi.

Doçi ishte gazetari që bëri denoncimin në SPAK kundër Arben Ahmetaj dhe dorëzoi fakte dhe dokumente se ish zv. Kryeministri ishte paguar nga Klodian Zoto për pushime në hotele luksoze.

Me 117 vota pro, Kuvendi i hapi rrugën Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.