Ish-ministri kërkohet të prangoset nga SPAK, Rama ‘lëshon’ Ahmetajn: Jam gati që të mbaj baltën, por nuk mbaj në shpinë askënd

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk pajtohet dot me askënd që abuzon me besimin e qytetarëve për të fryrë xhepat e tyre.

Në një Live në Facebook, Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të mbaj baltën që i hedhin kundërshtarët, por nuk ka për të mbajtur njëri mbi shpinë.

“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon me besimin si një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati që të mbaj baltën por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë gati që të mbaj në shpinë askënd që e kujton kurrizin e një kali që mund ta kalërojë për të shirë për vete.

Duam një drejtësi të re të pavarur nga politika e të aftë të luftojë korrupsioni ne krimin pavarësisht ngjyrave politike apo lidhjeve farefisnore. Nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për reformën në drejtësi, pa vepruar. Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe para tyre, qoftë ata që më zgjodhën apo jo për të drejtuar këtë përpjekje historike për këtë vend të bekuar nga Zoti e të penguar nga robi.

Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon besimin e njerëzve duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin duke punuar për shtetin” tha Rama.