Arben Ahmetaj “kokë turku”? Rama e “zhvendos” përgjegjësinë: Pamë dosje voluminoze, këtu mbyllet çdo…

Kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia do vendosë nëse ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të shpallet ose jo fajtor, në lidhje me tre akuzat penale ndaj tij.

Përmes një video-mesazhi, Rama u shpreh se kërkesa prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ahmetaj, duhej miratuar, pasi pa dosjen voluminoze të punës së kryer nga organi i akuzës.

“Nuk më takon mua të them nëse Arben Ahmetaj është fajtor ose i pafajshëm, por ndryshe nga rast i disa viteve më parë, kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar dhe ashtu bëmë, rasti i sotëm, ishte një rast ku kërkesa e prokurorisë duhej miratuar, pa asnjë dyshim, sepse ndryshe nga atëherë, kur prokuroria erdhi në Kuvend si lezxuese gazetash të mëngjesit, pa bërë asnjë hetim, këtë herë na u vu para dosja e një pune voluminoze hetimore, në mos e provoftë fajësinë e deputetit, çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata, ajo dosje krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme, për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK-u për Kuvendin.

Këtu mbyllet çdo koment i imi në rastin konkret. Tanimë është në dorën e drejtësisë, të na e tregojë deri në fund, nëse është njër ast fajësie, apo një rast pafajësie”, theksoi ai.